Çifti i papunë i Instagramit, kërkon publikisht para për udhëtimin e radhës

Çifti i papunë i Instagramit, kërkon publikisht para për udhëtimin e radhës

11:18, 24/06/2019
A+ Aa A-

Catalin Onc dhe bashkëshortja e tij Elena Engelhardt janë një çift i ri të cilët janë shumë të fiksuar mbas instagramit ashtu si edhe pjesa më e madhe e të rinjve në ditët e sotme. Por ndryshe nga shumë prej tyre që janë vetëm të pasionuar pas këtij rrjeti social ky çifti i ri e ka edhe si një mënyrë jetese këtë rrjet social ndër më të preferuarit në vitet e fundit dhe në kohët e sotme.

Së fundmi ata kanë nisur një iniciativë sipas së cilës janë duke kërkuar një mundësi ekonomike për të vazhduar me udhëtimet e tyre.

Për shkak se asnjëri prej tyre nuk ka një punë dhe duke qenë se mbështetja e tyre e vetme financiare kanë qenë familjet, kanë ‘vendosur’ të bëjnë një kërkesë publike për të kërkuar të ardhura në mënyrë që të vijojnë me udhëtimet e tyre dhe të vazhdojnë publikimin e fotove dhe statuseve të tyre në rrjetet sociale.

Në një faqe GoFundMe ata kanë vendosur pamjet e tyre të lartë, duke kërkuar 10,000 € për të nisur udhëtimin.

Sipas Catalin dhe Elena aventura është e denjë për financim të jashtëm për shkak të ndikimit pozitiv që do të kishte në ndjekësit e tyre të Instagram.

Që në momentin që ata të dy janë bërë bashkë në vitin 2017 ata kanë grumbulluar 34,000 ndjekës me fotografitë e udhëtimeve të tyre në Indonezi, Francë, Itali dhe Zelandë të Re.

Planet për aventurën e ardhshme të çiftit gjerman kanë shkaktuar një trazim dhe kjo për arsye se ata vazhdimisht kanë pasur nevojë për lekë për arritjet e tyre por duket se këtë radhë kanë mbetur pa një financim dhe janë duke kërkuar ndihmë tek të tjerët.

Catalin dhe Elena dëshirojnë që të bëjnë një udhëtim të radhës me biçikletë nga vendi i tyre drejt Afrikës por normalisht udhëtimi është shumë i gjatë dhe atyre iu duhet një shumë e madhe parash për ta realizuar atë dhe përse jo për të mbushur përsëri faqen e tyre në instagram me foto nga më të ndryshmet.

    Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco