Sommaroy, ishulli që i thotë lamtumirë kohës dhe orave

Sommaroy, ishulli që i thotë lamtumirë kohës dhe orave

15:08, 21/06/2019

300 banorë kanë nënshkruar një peticion për të hequr qafe përfundimisht oraret nga jeta e tyre. Edhe turistët do të duhet të përshtaten.

Ekziston një ishull në Norvegji ku koha dhe orët nuk do të kenë asnjë kuptim. Ky është Sommaroy, një fshat peshkimi me 300 banorë që ka vendosur të shfuqizojë përfundimisht oraret dhe sensin e kohës.

Qytetarët thonë se nuk janë in tolerantë për kohën e kuptuar në mënyrë konvencionale: në vend, në veri të Rrethi Arktik, sipas stinëve, ka ditë të errësirës totale ose dritës së plotë.

Në verë, për shembull, Dielli nuk futet për 60 ditë. Orët kështu bëhen krejtësisht të padobishme.

Qytetarët në këtë ishull mund t’i shikosh që bëjnë veprime të tilla si kositja e barit, pastrimi i oborrit edhe kur në vende të tjera bota është duke fjetur.

Për këto arsye, qytetarët e Sommaroy në maj kanë mbledhur një asamble për të bërë eliminimin e orareve dhe duke krijuar kështu "zonën pa kohë" në botë.

Qëllimi i kësaj iniciative është të garantojë fleksibilitet më të madh për qytetarët dhe rrjedhimisht për shumë turistë që vizitojnë çdo vit ishullin, të dashur për plazhet e tij të bardha.

Edhe të huajt do të duhet të përshtaten, duke lënë orët e tyre në shtëpi para se të vijnë në këtë vend shumë interesant sot. 

Ideja, megjithatë, nuk i bind të gjithë: "Mund të jetë e komplikuar për mysafirët, për kohën e check-in dhe check-out-një hotelier rrëfen por edhe për bare dhe restorante". 

Propozimi tashmë është eksportuar jashtë kufijve të Sommaroy. Shumë qytete të tjera, si Finnmark dhe Nordland, kanë vendosur të ndjekin shembullin e ishullit. Lufta kundër kohës duket kështu vetëm në fillim.

ImageMarrë nga: tgcom24.mediaset.it-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco