Solstici i verës 2019: Çfarë do të thotë dhe kur ndodh këtë vit?

Solstici i verës 2019: Çfarë do të thotë dhe kur ndodh këtë vit?

14:01, 19/06/2019
A+ Aa A-

Solstici i verës është shumë pranë, por çfarë do të thotë solstic veror? Kur ndodh solstici i verës? Solstici i verës 2019 i njohur edhe si mesi i verës, bie në Hemisferën Veriore këtë javë.

Kjo ndodh kur një nga polet e Tokës arrin maksimumin e përkuljes së saj drejt Diellit. Kjo ndodh dy herë në vit, një herë në hemisferën veriore dhe një herë në hemisferën jugore. Solstici i verës këtë vit bie, më 21 qershor në orën 16.44.

Çfarë do të thotë solstic i verës?

Solstici i verës është dita më e gjatë e vitit në hemisferën veriore siç është dita në të cilën ky rajon merr më shumë orë të Diellit.

Në këtë datë dita do t’i superojë 16 orët e saj. Dielli do të dalë në orën 4.43 am para se të ulet pastaj në orën 21:00.

Kjo është për shkak se Dielli do të shfaqet në nivelin më të lartë në qiellin verior, drejtpërsëdrejti mbi Tropikun e Gaforres.

Në anën tjetër të botës në hemisferën jugore, do të jetë dita më e shkurtër e vitit. Kjo zonë do të ketë orët më të pakëta me Diell për atë ditë.

Solstici i verës, ndodh sepse, Toka është e përkulur në aksin e saj nga 23.5 gradë në krahasim me planin e orbitës së saj të zakonshëm.

    Marrë nga: express.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco