Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Energjia diellore do godasë planetin: Toka rrezikon të 'zhytet në errësirë'

Energjia diellore do godasë planetin: Toka rrezikon të 'zhytet në errësirë'

13:35, 19/06/2019
A+ Aa A-

Një shpërthim i madh i energjisë që del nga Dielli mund të godasë Tokën dhe mund të bëjë që disa pjesë të planetit të "zhyten në errësirë" kanë paralajmëruar studiuesit.

Këto lloj shpërthimesh, janë shpërthime të grimcave të ngarkuara, të energjisë diellore dhe rrezatimit kozmik nga sipërfaqja e një ylli.

Teologu gjeologjik dhe antropologjik Randall Carlson tregon se çfarë do të ndodhte nëse një shpërthim i tillë do të ndodhte në planetin tonë.

Ai paralajmëroi: "Termocentralet do të dilnin jashtë përdorimit, nënstacionet do të jashtë përdorimit, linjat e transmetimit, kullat e celularëve po ashtu do të kishin të njëjtin fat.

Do të ndodhte një kolaps i plotë elektrik në mbarë globin dhe të gjithë do të  binin në errësirë totale thuhet në analizat e bëra prej studiuesve.

“Kjo mund të jetë një ngjarje e madhe".

Në vitin 2014, NASA paralajmëroi se kishte një shans prej 12 për qind të një stuhie diellore të ngjashme me Carrington e cila ndodhi në vitin, 1859 dhe tani një dukuri e tmerrshme mund të pritet prej harkut kohor 2012 deri në vitin 2022.

Në vitin, 1859 një sasi e pakontrollueshme e energjisë e ruajtur në fushën magnetike të Diellit u lirua, duke nxitur sasi të pabesueshme të energjisë në një përplasje me Tokën.

Goditja ishte aq e fortë sa energjia gjeomagnetike që u emetua u bë lajm më të gjithë botën.

Marrë nga: express.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco