VIDEO/ Familja e pabesueshme, jeton dhe udhëton në jaht prej 25 vitesh

VIDEO/ Familja e pabesueshme, jeton dhe udhëton në jaht prej 25 vitesh

11:08, 19/06/2019

Një çift francez ka marrë brenda natës një vendim të jashtëzakonshëm dhe drastik për jetën. Vendosën të shesin biznesin e tyre dhe të blejnë një jaht e në këtë mënyrë ata filluan të udhëtojnë së bashku me fëmijët e tyre midis Australisë dhe oqeaneve të botës.

Dhe 40 vjet më pas, Michele Meffre nuk do të ndryshonte një gjë dhe thotë se aventurat e familjes së saj duhet të frymëzojnë të tjerët për të jetuar një jetë pa frikë.

Jetët e znj. Meffre dhe bashkëshortit të saj, Xhorges, morën një kthesë në vitin 1978, kur në darkë vendosën në gjumë fëmijët e tyre dhe më pas ata filluan të diskutonin për të ardhmen e tyre dhe të familjes së tyre.

Unë thashë: ‘A po e bëjmë ne atë që vërtet dëshirojmë me jetën tonë? " dhe u përgjigja: "Jo" dhe të nesërmen nxorëm në shitje biznesin tonë’.

Kjo bisedë filloi një aventurë që do t'i shihte ata të përshkonin planetin në një varkë prej druri 12m të quajtur 'Antares' të quajtur sipas një prej yjeve më të shndritshëm dhe në ngjyrë të kuqe, në qiellin e natës.

Ata do të edukonin dy fëmijët e tyre, Sebastien, tetë, dhe Lelia, gjashtë, në bord, dhe më vonë do të bashkohen me dy djemtë, Oscar dhe Fabian, të cilët ata i adoptuan në Kili.

Ata tregojnë se kanë kaluar shumë peripeci në barkën e tyre pasi shpesh herë janë gjetur në vështirësi nga kushtet e këqija të motit dhe dallgët. Por përsëri i kanë kaluar me sukses këto momente duke qenë përherë bashkë dhe pranë njëri-tjetrit.  

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco