Hëna e plotë luleshtrydhe dalin imazhet nga vende të ndryshme të botës

Hëna e plotë luleshtrydhe dalin imazhet nga vende të ndryshme të botës

10:03, 18/06/2019
A+ Aa A-

Vëzhguesit e qiellit shijuan pamje të mrekullueshme të Hënës mbrëmjen e djeshme pasi hëna u kthye në një ngjyrë të roztë para solsticit të verës.

Hëna e plotë e qershorit merr emrin e saj "hëna e luleshtrydhe" nga fiset e hershme amerikane, pasi ajo përputhej me kohën e vitit për mbledhjen e frutave të pjekura.

Të hënën natën, të gjithë adhuruesit e Hënës ishin në gjendje të shijonin pamjet dhe të laheshin nga drita rozë e kësaj Hëne të mrekullueshme.

Hëna rozë u pa në vende të ndryshme të botës si në Gjermani, Angli etj.

Hëna merr këtë ngjyrë, pasi është shumë afër me solsticin e verës, që do të thotë se shkëlqen shumë më tepër në atmosferë se çdo periudhë tjetër të vitit.

Në këtë kohë të vitit orbita e Hënës rreth Tokës është pothuajse e njëjtë me orbitën e Tokës rreth Diellit dhe për këtë arsye kur është e plotë duket edhe më e ulët në qiell edhe më pranë planetit tonë.

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco