Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Adoleshentët afrikanë ndërtojnë një avion, së shpejti në fluturim

Adoleshentët afrikanë ndërtojnë një avion, së shpejti në fluturim

09:00, 17/06/2019
A+ Aa A-

Një avion i ndërtuar nga adoleshentët e Afrikës së Jugut po fluturon nga Kejp Taun në Kajro dhe ka bërë me sukses ndalimin e parë në Namibi. Do të duhen gjashtë javë për të mbuluar 12,000 km të Egjiptit.

Aeroplani 4-vendësh (Sling 4) u ndertua plotësisht nga një grup prej 20 nxënësish me prejardhje shumë të ndryshme.

"Duke parë aeroplanin, jam aq krenare për veten time, nuk mund ta besoj atë që kemi bërë, ndjehem sikur ky është fëmija im, unë e çmoj", thotë Agnes Keamogetsëe Seemela, një 15-vjeçare nga Munsiville një vendbanim në provincën Gauteng.

"Fluturon kaq mirë dhe ka një pamje të mrekullueshme", tha ajo për udhëtimin e saj të parë, nga Johanesburgu në Kepin Toun, përpara fillimit zyrtar të udhëtimit.

Ato tregojnë po ashtu se duke u impenjuar mund të realizohet në plot 3 javë. “Është e mrekullueshme të shikojmë sesa të frymëzuar janë njerëzit nga kjo që ne kemi bërë”, tregon njëra nga adoleshentet.

    Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco