FOTO/ Propozimi pazakontë në një…hamburger

FOTO/ Propozimi pazakontë në një…hamburger

15:15, 16/06/2019

Gruaja ndau një fotografi të unazës së saj në facebook dhe ka marrë një lumë komentesh për propozimin e pazakontë që burri i saj i ka bërë për martesë.

Shumica e njerëzve janë shumë krijues sot në bërjen e propozimeve për martesë dhe madje pjesa më e madhe e tyre mendojnë si të jenë sa më romantikë por në këtë moment mirupafshim romanticizëm!

Por gjithsesi sido që të jetë një propozim nuk ka kurrë farë rëndësie për pjesën tjetër të botës nëse për vetë çiftin është ok.

Ky propozim i pazakontë ka shkaktuar fyerje e tallje në rrjet nga të tjerët pasi si duket burrit i mungon pak romanticizmi.

I ka propozuar gruas së ardhshme me një unazë vendosur në një hamburger.

Dhe asgjë tjetër nuk mungonte sepse unaza ishte e gjitha prej diamanti dhe madje me siguri do të ketë një vlerë marramëndëse.

E dashura e tij, besohet të ketë thënë po, edhe madje duket se ky çift e ka shijuar për bukuri momentin e tij.

Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco