Majmuni kurioz shkrep selfie me një familje, habit me gjestin e tij

Majmuni kurioz shkrep selfie me një familje, habit me gjestin e tij

12:14, 16/06/2019
A+ Aa A-

Familja Hicks ka mbetur e mahnitur kur një majmun i besdisshëm i është afruar aparatit të tyre fotografik i cili po shkrepte një foto në mënyrë automatike.

Judy Hicks, nga Queensland, Australia, dhe familja e saj ishin në një festë të kohëve të fundit në Bali, kur ata hasën majmunin kurioz në pyllin e famshëm të majmunëve, Ubud.

Së bashku me bashkëshortin e saj, Simonin, dhe fëmijët Elija, Jimmy dhe Kayleigh, ajo ishte duke realizuar një mori fotografish kur një majmun është afruar dhe si duket ka dashur të pozojë bashkë me familjen.

Ata kanë kaluar në histeri të qeshurash kur kanë parë fotografitë e shkrepura që mesa duket në to ky majmun i çuditshëm ka nxjerrë edhe gishtin e mesit në foto.

Një rastësi? Sigurisht por që ka shkaktuar një situatë me shumë humor në familje dhe tek të gjithë ata që kanë parë fotografinë.

    Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco