VIDEO/ Këngëtarja tregon sa fals janë VIP-at në videoklipet e tyre

VIDEO/ Këngëtarja tregon sa fals janë VIP-at në videoklipet e tyre

15:31, 30/05/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja hungareze e cila në art njihet si Boggie (Csemer Boglarka) ka krijuar një video muzikore shumë interesante dhe unik për këngën e saj: ‘Nouveau Parfum’ (Parfumi i Ri) që tregon se si karakteristikat dhe pamjet e grave dhe meshkujve në kripet e tyre muzikore mund të shtrembërohen nga efektet e videove muzikore.

Ndërsa ulet dhe këndon, një program i posaçëm për përpunimin e videove vendoset mbi fytyrën e saj teksa është duke kënduar këngën e saj dhe artisti i cili merret me dizajnin fillon modifikimin e pamjes së artistes duke e bërë atë gradualisht krejtësisht një person tjetër dhe krijon imazhin e një vajze thuajse perfekt me sy të mëdhenj, lëkurë të pastër e të bardhë dhe duke shtuar madje edhe make-up në tiparet e saj.

Në fund, ne gjendemi përballë me një fytyrë hollivudiane që është shumë ndryshe nga fytyra "e vërtetë" e Boggie e parë në fillim të klipit. 

    Marrë nga: boggieofficial.com -Përgatiti: F.H,Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco