FOTO/ Miss India: Pse të gjitha finalistet 'duken njësoj’?

FOTO/ Miss India: Pse të gjitha finalistet 'duken njësoj’?

10:51, 30/05/2019
A+ Aa A-

Është gara ku ka nisur karrierën në Bollyëood, Priyanka Chopra, kështu që nuk është befasuese që finalistët e këtij viti në Miss India kanë buzëqeshje kaq të gjera në fotot që kanë realizuar për të bërë publicitet dhe prezantimin e tyre.

Në fund të fundit, kjo është një garë e cila ka edhe fuqinë të ndryshojë jetën e një prej vajzave.

Por në vend që të jenë në gjendje të gëzojnë suksesin e tyre, ato janë gjetur në qendër të një stuhie kritikash mbi një kolazh fotografik, në të cilin, sipas kritikëve, sugjerohet se organizatorët janë të obsesionuar me lëkurën thuajse të bardhë.

Një postim në Twitter ka tërhequr vëmendjen e shumë personave të cilët kanë komentuar njëzëri se të gjitha miset dukeshin të njëjta.

Me të njëjtët flokë të gjatë e të shkëlqyer dhe me një tonalitet lëkure të çelur aq ngjanin mes tyre sa ishte e vështirë të ndaje njërën prej tyre nga tjetra.

Teksa vëmendja në median sociale u rrit, filluan përpjekjet për një kontakt me organizatorët e eventit për të mësuar më tepër rreth tij.

Prej vitit 1990 që organizohet një event i tillë është dalluar se më tepër përparësi kanë pasur ato misen të cilat kanë pasur një lëkurë më të qartë se të tjerat. Kjo nuk është aspak befasuese.

Obsesioni i Indisë me bardhësinë dhe lëkurën e shkëlqyer njihet edhe prej vitesh tanimë dihet dhe kjo për faktin se në këtë vend lëkura e çelur konsiderohet me më tepër përparësi dhe më e favorizuar se lëkurat e errëta.

Kjo konfirmohet edhe në tregun e martesës ku gratë të cilat janë më të bardha në lëkurë kanë më shumë prioritet se ato me lëkurë të errët.

Edhe në kozmetikën indiane bardhësisë i kushtohet shumë rëndësi pasi bëhet vazhdimisht publicitet për lëkurën dhe për kremra të cilat mund të shërbejnë për zbardhjen e saj. 

 


 

Image

Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H,Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco