Arineta Mula, vajza e dy shtetësive që ngjiti Everestin

Arineta Mula, vajza e dy shtetësive që ngjiti Everestin

12:42, 29/05/2019
A+ Aa A-

Arineta Mula, më e reja nga katër vëllezërit e motrat, lindi në vitin 1988 në Pejë të Kosovës, në një botë të turbullt, ku shqiptarët etnikë të Kosovës dhe serbët etnikë ishin në konflikt të vazhdueshëm dhe shpesh vdekjeprurës me njëri-tjetrin.

Ajo u rrit në epokën e Luftërave Jugosllave, të cilat shpesh përmenden si grupi më vdekjeprurës i konflikteve në Evropë që nga Luftërat Botërore.

Me gjithë rrethanat e paimagjinueshme sfiduese, Mula do të ngrihej për të arritur disa nga majat më të larta të botës, duke përfshirë edhe malin Everest në vitin 2017.

Ajo filloi mjaft rastësisht ngjitjen në maja pasi ajo u largua nga qyteti i saj i Pejës për të studiuar shkenca politike në Universitetin e Prishtinës në moshën 18 vjeçare, shkruan BBC. 

Ndërsa jetonte në kryeqytetin e Kosovës, ajo zbuloi ngjitjen. ‘Çdo fundjavë nga ngjitja e parë, isha diku në malet e Kosovës’, tregon ajo.

Babai i saj para se të vdiste i la një amanet së ëmës: "Asnjëherë mos e ndalo vajzën të bëjë atë që ëndërron. Jepi para për të studiuar në Prishtinë”. Kështu që unë jam fëmija i vetëm në familjen time që kam studiuar jashtë Pejës”, tregon ajo.

Në Prishtinë, Mula jo vetëm që mori diplomën e saj dhe filloi të punojë pas diplomimit, por gjithashtu filloi të eksplorojë malet e saj tokën amtare në këmbë.

Deri në vitin 2015, ajo filloi të shikojë përtej Ballkanit për sfidat, ku përfshihej Mont Blanc, kulmin më të lartë të Evropës Perëndimore.

Kur Kosova filloi të zgjedhë ekipin e saj të parë për të dërguar në Malin Everest, Mula loboi për mundësinë për t'u bashkuar me grupin që do bënte ngjitjen.

Pavarësisht paragjykimeve dhe rezistencës nga udhëtarë të tjerë, ajo këmbënguli që të fitonte një vend në ekip.

"Në Everest, gratë trajtohen ndryshe", tha ajo. Ka shumë më pak gra që ngjitin këtë mal se burrat pasi ka paragjykime ndaj femrave.

Në 22 maj 2017 ajo arriti të bëhej pjesë e grupit Kosovar i cili u ngjit në malin Everest.

Arineta ka edhe një pasaportë shqiptare përmes së cilës është e lirë të udhëtojë në gjithë Evropën dhe në këtë mënyrë mund të kultivojë me lehtësi pasionin e saj./F.H/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco