Kojota Lindore, është kafsha e re e krijuar nga ky kombinim...

Kojota Lindore, është kafsha e re e krijuar nga ky kombinim...

09:55, 29/05/2019
A+ Aa A-

Është e rrallë që një specie e re kafshësh të dalë para syve të shkencëtarëve sot kur thuajse të gjitha janë zbuluar dhe kur kërkimet dhe teknologjia ka përparuar më së miri. Por kjo duket se ka ndodhur së fundmi në Amerikën Lindore.

Një rast i tillë mund të jetë ai i ujqërve të cilët patën mungesa në partnerët e tyre potencialë. Ishte dëshpërim i këtij lloji, sipas biologëve, që çoi në fillimin e një popullsie të re ujqërish në jug të Ontarios, të cilët filluan të çiftoheshin me qentë.

Ndërhyrja e njeriut në këto zona ndikoi jo pak në vështirësimin e jetesës së këtyre kafshëve.

Ndërthurja ndërmjet llojeve të kafshëve zakonisht çon në pasardhës më pak të fuqishëm se secili prej prindërve nëse mbijetojnë, pasi në jo pak raste nuk arrijnë as të jetojnë për shkak të kësaj përzierje mes llojeve.

Kombinimi i ujkut kojot dhe i qenit ka çuar në krijimin e një lloji krejtësisht të ri i cili është përhapur kryesisht në masë në pjesën lindore të Amerikës së Veriut.

Disa e quajnë këtë krijesë kojota, lindore.

Marrë nga: economist.com-Përgatitit: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco