VIDEO/ Anakonda ngelet shtatzënë me veten, fenomeni i ‘lindjes së virgjëreshës’

VIDEO/ Anakonda ngelet shtatzënë me veten, fenomeni i ‘lindjes së virgjëreshës’

08:33, 27/05/2019
A+ Aa A-

Stafi i Akuariumit të Anglisë, u mahnit nga zbulimi i bërë në pyjet e Amazonës vitin e kaluar. Anakonda që ata gjetën ishte 8 vjeçe dhe ishte 3 metra e gjatë dhe po ashtu nuk u gjet e vetme po edhe me gjarpërinj të vegjël rreth saj. Nga vëzhgimet u zbulua se ishin 3 ende të gjalla ndërsa me dhjetëra të tjera kishin ngordhur.

Nga analizat e bëra u vërtetua se mjedisi ku kjo anakondë qëndronte ishte i gjithi me femra dhe edhe pse pa prezencën e meshkujve ajo përsëri kishte mbetur shtatzënë. Kjo sipas biologëve nuk është asgjë tjetër veçse një nga mrekullitë e shkencës.

Ata e lidhën ngjarjen me fenomenin e parteogjenezës sipas së cilit një gjarpër mund të shumohet vetë, pa praninë e një lloji të gjinisë së kundërt. Fjala është e prejardhjes greke dhe nënkupton të 'lindësh e virgjër' dhe kështu ndodh edhe me këtë gjarpër.

    Marrë nga: washingtonpost.com- Përgatiti F.H, SYRI.net 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco