VIDEO-FOTO/ Kina ndërton trenin 'shigjetë', shpejtësia do t'ju lerë pa fjalë

VIDEO-FOTO/ Kina ndërton trenin 'shigjetë', shpejtësia do t'ju lerë pa fjalë

23:23, 25/05/2019
A+ Aa A-

Kina tashmë ka sistemin më të shpejtë të trenave në botë, por inxhinierët e vendit duan që udhëtarët e tyre të udhëtojnë edhe më shpejt. Pekini ka zhvilluar dhe ndërtuar prototipin e parë të një treni magnetik të ngritjes në ajër, që inxhinierët pretendojnë që mund të udhëtojë me një shpejtësi maksimale prej 600 kilometrash në orë.

Treni krenohet me dyfishin e shpejtësisë së flotës Eurostar dhe mund të mbulojë distancën midis Londrës dhe Parisit në 49 minuta. Prototipi doli nga linja e prodhimit sot në qytetin lindor të Qingdaos para se të shfaqej në media, raportoi Agjencia e lajmeve Xinhua.

Inxhinierët janë të vendosur për të drejtuar një sërë eksperimentesh mbi të, për të testuar funksionalitetin e saj dhe për të identifikuar fushat për t’u përmirësuar. Ata thonë se përfundimi i trenit do të thotë se Kina ka arritur një zbulim të madh në lëvizjen magnetike ose në teknologjinë maglev.

Prototipi është rezultat i një projekti trevjeçar të iniciuar nga Pekini si pjesë e Planit të 13-të Pesëvjeçar (2016-2020) të Partisë Komuniste. Projekti u nis në korrik 2016, dhe u drejtua nga Korporata shtetërore e hekurudhave. Ky projekt thuhet se ka kushtuar më shumë se 1 miliardë euro për t’u ndërtuar.

Treni më i shpejtë në botë ishte ndërtuar nga Japonia, por ende nuk është vënë në përdorim në tregun e gjerë.

Treni maglev, i operuar nga Japan Railways Group, krijoi rekordin botëror pas arritjes së 603 kilometrave në orë (374 milje në orë) në një piste eksperimentale në 2016.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco