FOTO/ ‘Shtëpi kukullash’, 37,000 $, për vajzën

FOTO/ ‘Shtëpi kukullash’, 37,000 $, për vajzën

13:41, 23/05/2019
A+ Aa A-

Nadine Charlton, 40 vjeça nga Chelsea, SHBA, ka ndërtuar një shtëpi në miniaturë por ama të kompletuar me të gjitha për vajzën e saj të vogël. Shtëpia arriti vlerën prej 37,000 dollarësh në total.

Ajo është e kompletuar me pllaka argjili dhe me një oborr të mrekullueshëm mbushur me lule dhe pemë. Arredimi i saj është i plotë me mobilie po ashtu në miniaturë dhe madje edhe me enë gatimi dhe ambiente ku vogëlushja mund të lexojë në qetësi.

Është shfaqja e dytë e zonjës Charlton në Chelsea pasi themeloi kompaninë e saj të playhouse, Wallgarden, katër vjet më parë.

Vila e cila është 10 metra e gjatë bashkë me çatinë e saj, është projektuar të duket si ato vilat tipike të vendlindjes së saj në Stockbridge, Hampshire.

Ajo përmban pllaka 300-vjeçare me burim nga një oborr i cili u restaurua, ka dizajn luksoz dhe një letër muri të mrekullueshme.

Charlote u frymëzua nga babai i saj për të ndërtuar vilën për vajzën e saj Rose pasi të njëjtën gjë kishte bërë babai i saj me të kur ajo ishte e vogël.

Vajza e saj është sot 4 vjeçe dhe ndoshta sot e ka formë argëtimi por në të ardhmen e saj do ta ketë si një thesar të vërtetë këtë shtëpi, dhuratë e nënës së saj. Shtëpia është 45 m katrore dhe ka tërhequr shumë vizitorë dhe kuriozë të cilët kënaqen teksa e shikojnë atë. 

    Marrë nga: dailymail.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco