Studimi: zvicerianët kanë spermatozoidet më të këqia në kontinent

Studimi: zvicerianët kanë spermatozoidet më të këqia në kontinent

13:35, 22/05/2019
A+ Aa A-

Sipas disa studimeve më të fundit rezulton se zvicerianët kanë disa nga spermatozoidet më të këqia.

Shkencëtarët zhvilluan studimin e parë mbarëkombëtar të cilësisë së spermës tek burrat e rinj zviceranë dhe zbuluan se vetëm 38 për qind e tyre kishin spermë me cilësi mbi mesataren.

Shtatëmbëdhjetë për qind konsiderohen "fertilë" dhe ka gjasa të mundohen jo pak për të pasur një fëmijë në të ardhmen e tyre, sipas pragjeve të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, shkruan Indipendent.

Kjo do të thotë se ata kanë përqendrime të spermës prej më pak se 15 milionë për ml spermë.

Përqendrimi mesatar i spermës varion nga 41 në 67 milionë për ml spermë për meshkujt e rinj evropianë. Burrat zviceranë kanë një mesatare prej 47 milionë për ml, sipas studimit, botuar në revistën Andrology.

"Është e rëndësishme të kuptojmë se koha e nevojshme për të ‘zënë’ një fëmijë rritet ndjeshëm nëse një burrë ka një përqendrim të spermës nën 40 milionë spermë për ml", tha profesor Serge Nef nga Universiteti i Gjenevës i cili ndihmoi në kryerjen e studimit.

Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se burrat nga Danimarka, Norvegjia dhe Gjermania gjithashtu kanë spermë shumë të dobët.

Besohet se meshkujt nga Lituania, Estonia dhe Spanja kanë spermën me cilësinë më të lartë ndonëse krahasimet e drejtpërdrejta janë të vështira, sepse studimet janë bërë ndryshe në secilin vend.

Në përgjithësi ka pasur një rënie të dukshme në numërimin e spermës nëpër vendet e industrializuara, por shkencëtarët aktualisht nuk e dinë se pse.

Profesori Nef tha se mund të shkaktohet nga faktorë të mjedisit të tillë si pesticidet apo faktorët e jetesës si pirja e duhanit, pirja e alkoolit, marrja e barnave ose mbipesha.

"Kjo është ajo që disa laboratorë në të gjithë Evropën aktualisht po hetojnë”, tha ai.

Studimet e tanishme sugjerojnë se është më e zakonshme tek meshkujt që ishin të ekspozuar ndaj pirjes së duhanit nga nëna gjatë fazës kur ata ishin ende embrionë në barkun e tyre.

Studiuesit testuan cilësinë e spermës së 2.500 meshkujve në moshën 18 dhe 22 vjeç si pjesë e rekrutimit të tyre ushtarak. Burrat erdhën nga çdo zonë e Zvicrës dhe ishin të gjithë të lindur në Zvicër madje edhe nënat e tyre kishin kaluar periudhën e shtatzënisë po në Zvicër dhe po aty kishin mbetur shtatzëna me fëmijët që sollën në jetë dhe që më pas u bënë pjesë e testimeve.

Pjesëmarrësit plotësuan pyetësorin për shëndetin, mënyrën e jetesës, dietën dhe arsimin. Prindërit e tyre gjithashtu plotësuan një pyetësor të ngjashëm.

Shkencëtarët vlerësojnë cilësinë e spermës duke shikuar përqendrimin e spermës (numrin e spermës për ml), aftësinë e tyre për të ‘lëvizur’ dhe formën e tyre.

"Vlerat e ulëta të parametrave të spermës mund të reflektojnë në pjellorinë e burrave, kur një kombinim i vlerave është i ulët, aftësia e burrave për të krijuar është në rrezik", tha studiuesja kryesore Rita Rahban, e cila është studente e PhD.

Numri i çifteve jopjellorë në Zvicër duke përdorur teknologjinë riprodhuese të asistuar u dyfishua nga 3.000 në mbi 6.000 në vit në mes të viteve 2002 dhe 2010./F.H/SYRI.NET.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco