32 vjeçarja ankohet në Facebook: 'Nuk gjej punë, më thonë ngjan si burrë'!

32 vjeçarja ankohet në Facebook: 'Nuk gjej punë, më thonë ngjan si burrë'!

10:09, 22/05/2019
A+ Aa A-

"Menaxheri i një bari, i cili po kërkonte një vajzë, më tha se nuk jam mjaftueshëm femërore, sepse nuk vesh fustane dhe me siguri që nuk do tërhiqja klientë", thotë ajo. Dhe ky është vetëm një nga shumë episode.

"Nuk mund të gjej punë, të gjithë më thonë se dukem si burrë".

Kështu shkruan në profilin e saj në Facebook, Catia, një 32-vjeçare nga Torino, e cila zbulon se si pronarët e shumë bareve dhe restoranteve ku ajo është paraqitur e kanë parë vetëm fizikisht atë dhe nuk i kanë kushtuar aspak rëndësi kurrikulumit të saj.

E reja as nuk e kishte menduar që do të merrte aq shumë solidaritet në rrjet madje ajo u shpreh se kishte krijuar bindjen se të gjithë e mendonin si këta pronarë dhe se me këtë solidaritet ajo mori forcë dhe më tepër vetëbesim.

Catia, raporton Il Corriere della Sera, ka kaluar rreth dhjetë vjet duke punuar në bare, klube dhe mensa në zonën e Torinos.

"Në jetën time, bëra gjithçka kam provuar shumë vende pune dhe jam e gatshme të punoj edhe punë të rëndomta megjithëse ëndrra ime mbetet restoranti”, thotë Catia.

Marrë nga: corriere.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco