FOTO-VIDEO/ Luajnë sportin 'mbi' akull me kokë poshtë

FOTO-VIDEO/ Luajnë sportin 'mbi' akull me kokë poshtë

14:02, 20/05/2019
A+ Aa A-

Një album fotografish të mrekullueshme është realizuar ku shfaqet një çift lojtarësh të cilët guxojnë të luajnë lojën e hokej nën ujë dhe për më tepër edhe me kokë poshtë madje mbi akullin e trashë.

Çdo ndeshje zgjati tre momente dhjetë minutëshe, si hokej i rregullt në akull, dhe loja ishte jashtëzakonisht e shpejtë, ndërsa zhytësit u përpoqën të ngroheshin pasi dolën nga uji i akullt.

Në total, morën pjesë katër ekipe me dy lojtarë, ku secili lojtar konkuronte për 30-60 sekonda në çdo kohë përpara se t'ia dorëzonte të drejtën për të luajtuar shokut të vet.

Imazhet e pabesueshme të zhytësve që konkurronin për topin u morën nga Tobias Friedrich, 35 vjeç, nga Ëiesbadeni, Gjermani.

Ai tha se ishte një domosdoshmëri që të ndërtoheshin disa vrima në akull në mënyrë që lojtarët herë herë të dilnin për të marrë ajër dhe në raste rreziku të mund të largoheshin me lehtësi prej ujit të akullt.

    Marrë nga: dailymail.co.uk.com-Përgatiti, F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco