FOTO/ Magjistari tregon sekretet e ngrënies së zjarrit

FOTO/ Magjistari tregon sekretet e ngrënies së zjarrit

11:41, 17/05/2019
A+ Aa A-

Penn Jillette: 'Unë nuk kam mësuar të ha zjarr për të mposhtur frikërat e mia. Kam mësuar të ha zjarr, sepse dëshiroja shumë të isha në këtë biznes dhe përse jo ta ktheja edhe në një mënyrë fitimi.

Kur e fillova diçka të tilla isha vetëm 19 vjeç dhe si të gjithë të rinjtë në këtë moshë edhe unë ndihesha i pa mposhtur dhe mendoja se mund të bëja çdo gjë. Por jo! Ne nuk mund të bëjmë gjithçka dhe madje nuk jemi as të pa mposhtur ndaj dhe ju kërkoj të mos provoni të hani zjarr.

Kam praktikuar aq shumë pasdite dhe kam djegur shpesh herë gjuhën dhe buzët  e mia. Për një kohë të gjatë goja ime dukej si e mbushur me herpes si brenda saj edhe tek buzët jashtë'.

Ai këshillon: Mos mësoni të hani zjarr nga një revistë apo nga televizioni.

1. Mjafton të keni një pishtar të drejtë dhe të vendosni pambuk në majë të tij. Të mos e lidhni me metal sepse do të digjeshit nga nxehtësia dhe as me najlon por duhet të kujdeseni që ky pambuk të sigurohet mirë në pishtar se edhe nëse bie do ta pësonit keq.

2. Merr diçka për të ngrënë

Duhet që stomaku juaj të jetë gjithmonë plot përpara se të bëni diçka të tillë sepse nëse është bosh në brendësi të tij do të ketë solucione që lëshohen nga stomaku i pa ushqyer dhe kjo do t’ju shkaktojë me siguri dhimbje.

3. Njëkohësisht duhet të shmangni edhe pijet e gazuara. Përpara kësaj prove do të ishte mirë të pinit qumësht me biskota apo edhe çokollatë përse jo do të ishte mirë diçka që vërtet ju pëlqen.

4. Duhet me patjetër që kokën ta çoni pas në momentin kur jeni duke bërë diçka të tillë dhe pishtari duhet të ketë gjatësinë e krahut në mënyrë që të mos digjeni nga duar. Dihet se pjesa më e madhe e nxehtësisë ndodhet në majën e pishtarit dhe të flakës ndaj dhe duhet ta keni gjithmonë parasysh diçka të tillë.

Image

5. Duhet të keni kujdes që në momente të tilla të ndodheni në ambiente ku nuk fryn erë sepse me siguri në raste të tilla ju do të digjeshit dhe do të ishit jo pak në rrezik si nga flokët nga sytë dhe pse jo edhe nga rrobat tuaja. Madje do të viheshit shumë në siklet duke bërë një figurë aspak të këndshme për ata që janë duke ju vëzhguar.

6. Kieni parasysh që duhet të mbani gjithmonë një shall me të cilin të lidhni flokët tuaja apo edhe të përdorni një kapsë flokësh nëse doni t’i hiqni nga fytyra ato.

7. Dihet që është normale se kur jeni në fillimet tuaja është e rëndësishme që të provoni disa herë rresht këtë praktikë madje pse jo edhe 50 herë rresht përpara se të fitoni siguri edhe të mësoni gradualisht këtë gjë.

8. Përdorni gjithmonë akull për të lehtësuar djegiet pas kësaj prove.  

9. Është shumë normale që pasi të provoni diçka të tillë do të keni shije nga më të këqijat në gojë buzë edhe në fytin tuaj si erëza të forta indiane por ama kjo është diçka më shumë se normale.

Me kalimin e kohës ju do të fitoni përshtatshmëri me gjithçka që lidhet me këtë përvojë. Vetëm kujdes në momentet e para për të mos pësuar dëme të cilat do të jetë e vështirë t’i kaloni.

    Marrë nga: smithsonianmag.com- Përgatiti F.H, SYRI.net 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco