FOTO/ Pamje të frikshme: Burri fillon të lotojë gjak

FOTO/ Pamje të frikshme: Burri fillon të lotojë gjak

11:52, 15/05/2019
A+ Aa A-

Një burrë në SHBA është tmerruar kur pa pritur ka filluar të qajë në vend të lotëve gjak.

52-vjeçari shkoi në A & E ku u tha mjekëve se kurrë nuk kishte ndodhur më parë dhe ai nuk kishte pësuar ndonjë traumë. Ai shpjegoi se gjakderdhja ndodhi dy orë më parë dhe kishte zgjatur disa minuta, por pastaj filloi përsëri pak para ekzaminimit.

Shikimi i tij ishte gjithashtu i mirë, dhe presioni i tij i gjakut ishte normal po ashtu. Mjekët kryen një ekzaminim të detajuar dhe zbuluan se ai kishte një rritje të enëve të gjakut të vogla në të dyja qepallat e tij.

Gjendja e tij ishte e rrallë:

Ai u diagostikua se vuante nga një gjendje e rrallë e njohur si hemolakria.

Njohur edhe si "lotët e përgjakshëm", zakonisht është një simptomë e një gjendje tjetër si infeksioni, inflamacioni ose trauma në sy ose në strukturat përreth. Por kjo gjithashtu mund të jetë një shenjë e tumoreve të syrit, çrregullimeve të gjakut, ose në disa raste tek femrat rezultat i menstruacioneve.

Për disa nuk ka asnjë shpjegim të identifikueshëm mjekësor, dhe si rezultat mund të konsiderohet një simptomë spontane që zakonisht zgjidhet në kohë, sipas Healthline.

Në këtë rast, lotët e përgjakshëm të njeriut u ndalën pa trajtim rreth një orë pasi mbërriti në spital. Gjithashtu ai mori një trajtim nga mjekët dhe më pas deklaroi se episode të tilla nuk u përsëritën më në sytë e tij.

ImageSytë e 52-vjeçarit filluan të rrjedhin gjak spontanisht, dhe kjo do të zgjaste për disa minuta 

Marrë nga: bbc.com- Përgatiti F.H, SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco