FOTO-VIDEO/ Komentatori televiziv i verbër me një talent të jashtëzakonshëm

FOTO-VIDEO/ Komentatori televiziv i verbër me një talent të jashtëzakonshëm

11:46, 14/05/2019
A+ Aa A-

Dean du Plessis ka kombinuar dëgjimin e thellë me aftësi të tjera dhe njohje shumë të mirë të lojës kriket dhe falë kësaj ka siguruar një karrierë të shkëlqyer në jetë pavarësisht të qenurit i verbër.

Dean du Plessis është një nga disa komentatorët e lojës kriket në Zimbabve. Por ai është i vetmi që mund të përcjellë detajet e ndërlikuara të lojës vetëm duke dëgjuar atë që po ndodh në fushë.

42-vjeçari ka një pozicion të rregullt pune në kriket e vetmja shfaqje e kriketit të llojit të saj në Afrikë në të cilën ai ofron analizën e tij pas ndeshjeve ndërkombëtare dhe vendase, si dhe bën po ashtu komentim në transmetimet radio dhe televizive të drejtpërdrejtë për ndeshjet.

Du Plessis punon kryesisht në mënyrë të pavarur, me asistencë të rastit nga kolegët e tij. Ata mund të vënë në dukje se një statistikë është shfaqur në ekran, përshkruajnë një grafik ose theksojnë ndryshimet delikate në pozicionet e lojtarëve.

Du Plessis mund të tregojë se në cilin drejtim topi është goditur vetëm përmes shqisës së dëgjimit.

"Kur topi goditet nga sulmi ka patjetër një goditje më të mprehtë”, thotë ai.

Ai është në gjendje të mësojë shumë shpejt stilet e lojtarëve të rinj. "Normalisht, pas një loje të vetme ai e di se kush janë ata.

    Marrë nga: bbc.com- Përgatiti F.H, SYRI.net 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco