FOTO/ Papirusi më i vjetër në botë zgjidh misteret e piramidave

FOTO/ Papirusi më i vjetër në botë zgjidh misteret e piramidave

12:53, 13/05/2019

Arkeologët në Egjipt zbuluan një sërë dorëshkrimesh të ruajtura plotësisht që mund të ndihmojnë të zbulojmë saktësisht se si ky komunitet i lashtë i ndërtoi piramidat, shkruan sot Daily Express. 

Piramida e Madhe e Gizës është më e vjetra dhe më e madhja e tre piramidave të Gizës, Egjiptit dhe një nga Shtatë mrekullitë e Botës së Lashtë.

Shumica e historianëve besojnë se kjo strukturë kolosale është ndërtuar gjatë një periudhe prej më shumë se 20 vitesh, për Faraonin Khufu, i cili u varros në një varr në brendësi të saj.

Zhvillimet e fundit të tilla si zbulimi i anijeve në bazën e piramidës japin një pasqyrë se si ky qytetërim i avancuar mund të ketë qenë në gjendje të ndërtojë struktura të tilla më shumë se 4000 vjet më parë.

Një dokument shumë i rëndësishëm i vitit 2019-të tregoi se si arkeologu Pierre Tallet gjeti një numër pjesësh të një papirusi shumë të lashtë në një shpellë në Wadi al-Jarf.

Ai tha: "Që nga dita e zbulimit ishte shumë e qartë se ne më në fund kemi në dorë papirusin më të vjetër të gjetur deri më tani në mbarë botën”.

"Ai erdhi hap pas hapi tek ne në fillim gjetëm copa shumë të vogla dhe vetëm javën e kaluar ne morëm pjesë shumë të mëdha të papirusit të cilat ishin plotësisht të ruajtura.

Kjo është një mënyrë e re për të parë ndërtimin e kësaj piramide sepse nuk dimë aq shumë për mënyrën se si është ndërtuar dhe këto dokumente po na japin informacion shumë të çmuar për mënyrën se si njerëzit në antikitet ishin në gjendje të bënin ndërtime të një madhësie të tillë kolosale".

Dr Tallet ka kaluar pothuajse gjysmë dekade duke u përpjekur të kuptojë se çfarë këto gjetje na tregojnë për egjiptianët e lashtë.

Ai shtoi: "Kam kaluar plot 4 vite punë të vazhdueshme për të kuptuar plotësisht se për çfarë flitet në këtë papirus dhe ajo çfarë ndodhet në to është puna e detajuar se si njerëzit dikur kanë punuar për ndërtimin e këtyre piramidave”.

ImageArkeologu Pierre Tallet ka punuar për për katër vjet me këtë papirus

ImagePierre Tallet ka kaluar vite duke u përpjekur të kuptojë simbolet

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment