FOTO-VIDEO/ Gorillat e bezdisura nga shiu filmohen me shprehje epike në fytyrë

FOTO-VIDEO/ Gorillat e bezdisura nga shiu filmohen me shprehje epike në fytyrë

12:32, 13/05/2019
A+ Aa A-

Ky është një moment i mrekullueshëm i kapur në një kopsht zoologjik ku duket mjaft qartë se si sillen gorillat kur fillon të bjerë shi dhe duket se janë shumë të ngjashme me njerëzit.

Ngjarja është filmuar në kopshtin zoologjik të Riverbanks në Kolumbi të Karolinës së Jugut, kapurnë momentin kur në vend filloi një rrebesh krejt papritur në datën tre maj.

Në video duken 4 gorilla të rritura të cilat tërhiqen në një qoshe të sigurt për t’u mbrojtur nga shiu shumë pranë një hapësire ku ndodhet edhe xhami ku ato mund të shikohen nga vizitorët e kopshtit.

Dy gorilla të vogla filmohen teksa tërhiqen nga nënat e tyre të cilat përpiqen t’i mbrojnë nga shiu.

Duket se edhe shprehja e tyre e fytyrës ka ndryshuar si rezultat i shiut të papritur çfarë ka shkaktuar të qeshura ndër vizitorët pasi disa prej tyre duken edhe të neveritura me shiun.

    Marrë nga: dailymail.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco