Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Kartëmonedha më e fundit australiane A 50 $ shkruhet me gabime

FOTO/ Kartëmonedha më e fundit australiane A 50 $ shkruhet me gabime

11:49, 09/05/2019
A+ Aa A-

Kartëmonedha më e fundit australiane A50 dollarëshe vjen me një gabim të madh të fshehur në të shkruarat e mezi dukshme të saj dhe është diçka paksa e sikletshme.

Banka Rezervë e Australisë (RBA) konfirmoi thashethemet që kishin filluar të qarkullonin pikërisht sot dhe tha se gabimi do të rregullohej në shkrimet e ardhshme të printimit.

Por për momentin, rreth 46 milionë prej kartëmonedhave të reja janë në përdorim në të gjithë vendin.

Kartëmonedhat që dolën në qarkullim në fund të vitit të kaluar dhe shfaqin, Edith Cowan, anëtare e parë femër e një parlamenti australian.

Ajo që duket si një lëndinë në sfondin e portretit të znj. Cowan janë në fakt rreshtat e tekstit ku edhe është bërë gabimi i cili është lehtësisht i identifikueshëm me një lupë zmadhimi.

Sigurisht është një citim nga fjalimi i saj i parë në parlament. "Është një përgjegjësi e madhe të jem gruaja e vetme këtu, dhe dua të theksoj domosdoshmërinë që ekziston që edhe gra të tjera të jenë të pranishme këtu", përsëritet disa herë në shtypin mikroskopik.

Mjerisht, është shtypur çdo herë si ‘responsibilty’ me një i më pak kur fjala korrekte do të ishte (responsibility).

U deshën më shumë se gjashtë muaj për dikë me një lustër të mirë për të parë këtë gabim.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

After a hot tip from the @triplemmelb family, we’ve found the spelling mistake on the new $50 note! #BreakingNews

A post shared by Hot Breakfast (@mmmhotbreakfast) on

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco