FOTO/ Si të minimizosh gjurmët e karbonit kur udhëton me avion?

FOTO/ Si të minimizosh gjurmët e karbonit kur udhëton me avion?

11:26, 09/05/2019
A+ Aa A-

Udhëtimi me avion nuk ka qenë kurrë më popullor, me katër miliardë udhëtarë të cilët pëlqejnë këtë mënyrë udhëtimi çdo vit.

Por emetimet e aviacionit kontribuojnë në ndryshimin e klimës, dhe shkencëtarët thonë se ne duhet të bëjmë më shumë për të trajtuar problemin.

Kërkimet e BBC kanë zbuluar se vetëm një pjesë e vogël e udhëtarëve që udhëtojnë me linjat ajrore më të mëdha të botës po zgjedhin të kompensojnë gjurmët e tyre të karbonit.

Skemat e kompensimit të karbonit përfshijnë pagesën shtesë në mënyrë që të kontribuojnë në projektet mjedisore që zvogëlojnë sasinë e CO2 në atmosferë, edhe pse disa thonë se ky është vetëm një justifikim për të vazhduar akoma me ndotjen.

Por nuk është e vetmja mënyrë për të ulur ndikimin tuaj në planet përmes ndotjes e cila vjen prej fluturimeve.

Reporterja e mjedisit në BBC Laura Foster shpjegon disa nga strategjitë që mund të përdorni për të zvogëluar gjurmët e karbonit në ajër me fluturimet që ndërmerren çdo ditë nga shumë prej nesh.

Çdoherë që ne ndërrmarim një fluturim me avion jemi duke dërguar në ajër një sasi të konsiderueshme gazrash të cilat ngrohin ajërin dhe dëmtojnë atmosferën e planetit tonë.

Ndaj edhe duket se gjëja më e mirë që ne të gjithë mund të bëjmë është të heqim dorë nga fluturimi por a është e mundur kjo?

Udhëtimet me avionë të cilët nuk janë të klasit të parë janë më të mira dhe më në shërbim të ekosistemeve se udhëtimet me klasin e parë. Pasi edhe sipërfaqja që marrin karriget që krijohen për klasin e parë janë edhe më të mëdha se ato me kosto më të ulët dhe në këtë mënyrë niveli i ndotjes mund të jetë edhe më i lartë.

Normal që një tjetër mënyrë efikase për të shmangur sasitë e larta të karbonit në ajër është që fluturimin ta ndërrmerni nga aeroporti lokal më pranë zonës suaj sesa të merrni një taksi apo autobus për të shkuar në një aeroport tjetër. 

    Marrë nga: bbc.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco