FOTO-VIDEO/ Droni dërgon të parën veshkë në botë për transplant

FOTO-VIDEO/ Droni dërgon të parën veshkë në botë për transplant

13:30, 07/05/2019
A+ Aa A-

Një veshkë e dhuruar është dërguar në një pacient pritës në një spital amerikan nga droni për herë të parë ndonjëherë.

Makina pa pilot është në gjendje të mbajë dhe të monitorojë gjendjen e organit dhe madje ka një sistem rikuperimi  me parashutë në rast se vetë droni dështon në misionin e tij.

Udhëtimi mund të ketë qenë vetëm 4 km por një rrjet i gjerë teknologjie nevojitet për të siguruar që organi të dorëzohet në mënyrë të sigurt.

Droni i bërë me porosi ka kamera në bord përmes të cilave bëhet survejimi në kohë reale i organeve, si dhe sisteme sigurie për një fluturim e madje edhe mjetet e nevojshme që e çojnë në destinacionin e synuar.

Shpresohet se puna pioniere do të hapë rrugën për fluturime më të gjata dhe do të adresojë çështjet e sigurisë me metodat aktuale të transportit.

Organi i është dhënë një gruaje 44-vjeçare nga Baltimor e cila kishte pritur më shumë se tetë vjet për transplantim.

Ajo tha: "E gjithë kjo gjë është e mrekullueshme. Vite më parë, kjo nuk ishte diçka për të cilën do të mendoja apo imagjinoja". 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco