Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Gjenden në Giza varret e lashta egjiptiane 4,500 vjeçare

FOTO/ Gjenden në Giza varret e lashta egjiptiane 4,500 vjeçare

11:38, 07/05/2019
A+ Aa A-

Arkeologët që punojnë pranë piramidave të Gizës kanë zbuluar një varr të lashtë egjiptian që daton rreth vitit 2500 pes dhe që strehonte varrezat e zyrtarëve të lartë.

Gjetja e shquar përfshin një varr familjar gëlqeror nga dinastia e pestë e Egjiptit, një periudhë që përfshin kohën nga shekulli i 25-të deri në shekullin e 24-të pes.

Varri përmban mumiet e dy njerëzve: Behnui-Ka, i cili mbajti shtatë tituj gjatë periudhës së sundimit, duke përfshirë priftin dhe gjykatësin; dhe Nji, i njohur edhe si "shefi i shtetit të madh" dhe "purifikues" i faraonit Khafre.

Khafre, i cili ndërtoi dy nga tri piramidat e famshme të Gizës, besohet të ketë mbretëruar për rreth 25 vjet.

Pjesë të tjera të vendit të varrimit u përdorën më gjerësisht rreth shekullit të shtatë pes, shtuan ata.

U gjetën një numër arkivolesh prej druri që datojnë në atë epokë, me disa ngjyra të ndritshme dhe dekorime të përpunuara.

Disa prej arkivoleve gjithashtu paraqisnin hieroglifet në kapakët e tyre dhe Ministria shpreson se zbulimet e reja do të ndihmojnë rritjen e turizmit në Giza, e cila u godit nga trazirat që pasuan Pranverën Arabe 2011 dhe ka qenë e ngadaltë për t'u rimëkëmbur.

Muzeu i Madh Egjiptian i Gizës është ndërtuar me këtë qëllim. Pritet të hapet në mes të vitit 2020.

    Marrë nga: cnn.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco