FOTO/ Avionët e ‘egër’ pushtojnë qiellin; ngjasojnë me kafshët më të frikshme

FOTO/ Avionët e ‘egër’ pushtojnë qiellin; ngjasojnë me kafshët më të frikshme

13:57, 06/05/2019
A+ Aa A-

Nuk është një skenar i një makthi të shkaktuar nga përmbytje të rënda, por një avion i vërtetë i llojit ‘Embraer E190-E2’, i pikturuar si një peshkaqen.

Muajin e fundit, ky fluturues i zjarrtë ka tërhequr gjerësisht vëmendje në udhëtimin nga Maldivet në Afrikën e Jugut, duke u bërë pjesë e shumë publikimeve në Instagram.

I quajtur: Profit Hunter (Gjuetari Fitimtar), ky është aeroplani i pasagjerëve për familjen e avionëve rajonalë ‘Embraer E2’, dhe po vjedh vëmendje kohët e fundit ndërsa më herët me lavdi u mbulua konkurruesi i saj ‘Airbus A220’.

Turneu botëror i Embraer-it në vend është shansi i prodhuesit të aeroplanëve brazilian për të demonstruar tek klientët, si dhe për publikun që udhëton, se ka aeroplanë të rinj dhe me përparime teknike dhe komoditet të zhvilluar që nga fillimi i viteve 2000.

Pra cilat janë ato përparime, në mënyrë specifike?

Ky avion i gjeneratës së re ofron disa përfitime të garantuara për udhëtarët, si dritaret e ri-projektuara më të mëdha për të bërë kabinën më të ndritshme, koshat e sipërme që janë 40% më të mëdha dhe të afta për t'u përshtatur me rrota për bagazhet standarde, dhe ka sedilje vetëm me dy vende pa ato të mesme.

    Marrë nga: cnn.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco