FOTO/ Këto kryevepra të Da Vinçit paskan humbur

FOTO/ Këto kryevepra të Da Vinçit paskan humbur

09:51, 03/05/2019
A+ Aa A-

Leonardo da Vinci konsiderohet si një nga individët më me shumë talente që ka jetuar ndonjëherë dhe megjithatë kemi dëshmi të pamjaftueshme fizike të karakterit gjenial të tij.

Ai krijoi disa nga pikturat më të mëdha të Rilindjes por më pak se 20 kanë mbijetuar, siç është ‘Darka e Fundit’ ose ‘Salvator Mundi’.

Asnjë projekt skulpturor apo arkitekturor nuk ishte përfunduar dhe shumë projekte që ai kishte planifikuar, përfshirë ato të artit dhe anatomisë, mbetën të papërfunduara.

Se ne jemi të vetëdijshëm se gjithçka e mrekullueshme e Da Vinçit është në sajë të vizatimeve të tij. Punimet e nuancuara në shkumës dhe ngjyra, të shoqëruara shpesh me shënime, zbulojnë gamën e plotë të interesave të tij, duke përfshirë pikturën, skulpturën, arkitekturën, anatominë, inxhinierinë, kartografinë, gjeologjinë dhe botanikën.

"Për shkak se ato janë letrat e tij private, ndjesia e vëzhgimit të ‘mendjes’ së tij është me të vërtetë shumë emocionuese", thotë Martin Clayton, kreu i printimeve dhe vizatimeve për The Royal Collection Trust, i cili po tregon vizatimet e Da Vinçit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit 2019-të.

Dhe për shkak se ato kanë mbijetuar në një gjendje të jashtëzakonshme, ato japin një pasqyrë unike të pastër të aftësitë e tij si artist.

Sipas Clayton, "më të mëdhatë nga të gjitha përpjekjet shkencore të Leonardo" ishin studimet e tij të zemrës.

Fatkeqësisht shumë nga veprat e tij sot mungojnë dhe këto jnë veprat e Da Vinçit të cilat nug gjenden më:

    Marrë nga: bbc.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco