Policia e Minesotës shpëtoi mrekullisht disa persona të mbërthyer në një unikorn të fryrë në një liqen lokal.
Zyra e Sherifit të Qarkut Chisago ndau videot e katër grave të bllokuara në barërat e këqija, ndërsa ata mbanin një njëbrirësh prej tullumbace të bardhë të fryrë dhe e dekoruar me ngjyra ylberi.
"Duke vozitur pranë një liqeni lokal, ne kemi vërejtur një grup femrash në një unikorn ylber të mbërthyer në barërat e këqija ... dhe kanë mbetur gjatë të bllokuara atje", shkroi zyra e Sherifit.
Me pak përpjekje ata arritën të sjellin në breg kamardaren me vajzat të cilat shpëtuan mrekullisht.
Përkundër situatës, grupi qeshi pasi zëvendës Scotty Finnegan i hodhi atyre një litar dhe filloi të tërhiqte ato.
Dhe një situatë e cila përfundoi pozitivisht dhe më së miri ka ngjallur jo pak gëzim në njerëzit që kontribuan në shpëtimin e tyre.
Driving by a local lake we observed a bunch of women in a ???????? stuck in the weeds...Yes a rainbow unicorn... With a handful of laughs and some mad rescue roping skills they were pulled back to the dock! #wherestheglitter pic.twitter.com/qCyhfJqAa9
— Chisago Co Sheriff (@ChisagoCountySO) August 11, 2018
Marrë nga: notizie.delmondo.info- Përgatiti F.H, SYRI.net
© SYRI.net