Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO-VIDEO/ ‘Mjegulla Gaforre’ imazhi perfekt për 29 vjetorin e teleskopit Hubble

FOTO-VIDEO/ ‘Mjegulla Gaforre’ imazhi perfekt për 29 vjetorin e teleskopit Hubble

10:40, 28/04/2019
A+ Aa A-

Teleskopi Hubble na dha një dhuratë për ditëlindjen e tij të 29-të: Ky imazh i Mjegullës Jugore të Gaforrës. E vendosur mbi 6,800 vjet dritë nga Toka, kjo mjegull me gaz dhe pluhur e njohur edhe si Hen 2-104; u formua nga dy yje të plakur.

Të dy këto bjekte që krijojnë një mjegull janë në faza të ndryshme të jetës së tyre. Njëra është një yll xhuxh i bardhë: Një bërthamë e vogël, e djegur e një ylli që është një nga objektet më të dendura në univers.

Tjetri është një yll gjigant i kuq: një yll i fryrë, icili ndaloi me djegien e hidrogjenit dhe filloi djegien e heliumit, gjë që është një shenjë se është në rrugën e saj për t'u bërë një xhuxh i bardhë.

Mjegulla Jugore e Gaforres u dallua për herë të parë si një yll i zakonshëm në vitin 1989, kur struktura e këmbëve të gaforrës u vëzhgua për herë të parë nga Observatori La Silla i Observatorit Europian në Kili.

Në vitin 1999, Hubble fotografoi mjegullnajën dhe zbuloi një rreth të ngushtë pranë yjeve brenda mjegullës. Njëzet vjet më vonë, ai përdori mekanizmin e tij të imazheve më të mprehta, Ëide Field Camera 3, për të kapur këtë imazh të fundit.

Gjatë gati tre dekadave të punës, Hubble ka bërë mbi 1.4 milionë vëzhgime të pothuajse 45,000 objekteve në hapësirë. Është orbituar më shumë se 169.000 herë - një distancë gati ekuivalente për të udhëtuar nga Toka në skajet e jashtme të sistemit tonë diellor.

Hubble ka një nga pasqyrat më të përsosura të çdo teleskopi dhe pozicioni i tij mbi atmosferën e lejon atë të kapë dritën që nuk mund të shihet nga sipërfaqja e tokës.

ImageInterpretimi i astronomëve të mjegullës jugore të Gaforres.

NASA, ESA, dhe STScI

Marrë nga: popsci.com-Përgatiti, F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco