FOTO/ Shkencëtarët gjejnë fosile të një lloji të ri gaforresh

FOTO/ Shkencëtarët gjejnë fosile të një lloji të ri gaforresh

10:43, 26/04/2019
A+ Aa A-

Me sytë e mëdhenj, kthetrat e mëdha, këmbët e ngjashme me të karavidhes, shkencëtarët kanë përshkruar një specie të sapo zbuluar si "gaforrja më e çuditshme që ka jetuar ndonjëherë".

Fosilet e gjetura në Kolumbi kanë zbuluar degën e re evolucionare të gaforreve që jetonin në det rreth 95 milionë vjet më parë.

Paleontologët janë shumë të habitur me këto gaforre pasi ato ngjajnë si një lloj i përzier me gjallesa të tjera detare dhe nuk ngjajnë thjesht si gaforre.

Ato janë quajtur, Callichimaera perplexa, për shkak të veçorisë së pazakontë të tipareve dhe është shembulli më i hershëm i një artropodi me këmbë që nga zhdukja e akrepave të detit më shumë se 250 milionë vjet më parë.

Ajo u zbulua nga një ekip ndërkombëtar studiuesish të udhëhequr nga paleontologu Javier Luque nga universiteti prestigjioz amerikan Yale.

"Callichimaera perplexa është kaq unike dhe e çuditshme që mund të konsiderohet si sqepori i botës së gaforreve", tha Dr Luque.

Ai shtoi: "Zakonisht ne mendojmë për gaforret si kafshë të mëdha me duar të gjera, kthetra të forta, sytë e vegjël në dhe një bisht të vogël të futur nën trup, mirëpo Callichimaera i sfidon të gjitha këto karakteristika mendoni për përkufizimin tonë për atë që e karakterizon një gaforre".

Krijesat e fosilizuara, që u gjetën nga malet e Andeve në Kolumbi, dikur jetonin në një det bregdetar të cekët gjatë periudhës së Kretakut.

Studiuesit gjetën mbi 70 mostra në argjilë të butë, së bashku me qindra gjallesa të tjera si karkaleca dhe karavidhe.

Ndërsa fosilet nuk janë më të mëdha se një monedhë, Dr Luque shpjegoi shkallën e jashtëzakonshme të ruajtjes që i lejonin kërkuesit që të merrnin detaje të bukura, duke përfshirë këmbët e tyre të lundrimit dhe sytë e mëdhenj, duke sugjeruar se gaforret kalonin jetët e tyre duke notuar, në vend që të zvarriteshin si bëjnë sot gaforret.

Cilësia e lartë e fosileve madje ka lejuar studiuesit të krijojnë një model të detajuar 3D të gaforres.

    Marrë nga: focus.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco