FOTO/ Shifra më e lartë që është fituar ndonjëherë në Casino Online

FOTO/ Shifra më e lartë që është fituar ndonjëherë në Casino Online

15:19, 23/04/2019
A+ Aa A-

Shpesh e gjejmë veten duke imagjinuar se çfarë mund të bënim në jetë nëse kemi fituar një shifër të lartë lekësh.

Pushime, makina, një shtëpi e re janë sigurisht dëshirat më të njohura. Epo, nganjëherë fati buzëqesh vetëm kur më së paku e presim: dhe kjo gjë u ndodhi disa personave të cilët duke luajtur në internet kanë fituar miliona euro në vetëm një mbrëmje.

Për shembull, rekordi botëror i Guinness për shifrën më të lartë të fituar ndonjëherë është arritur në një kazino online në 2011.

Fituesi fatlum arriti të fitojë 11.8 milionë euro në vetëm një natë.

Megjithatë, një shifër shumë më e lartë është regjistruar në një tjetër kazino online. Flitet për Jon Heywood, anglezin 26 vjeçar i cili fitoi 17.8 milionë euro.

Skema e njëjtë për fitimet e papritura. Kur pa të gjitha paratë e kredituara në llogarinë e tij bankare ai vendosi të përmirësonte jetën e tij dhe të përpiqej të jetonte si një "njeri i pasur", pa harruar familjen e tij.

Fituesi me fat e ndihmoi familjen e tij dhe një shumë parash i dha për bamirësi.

Image

Marrë nga: notizie.delmondo.info- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco