FOTO-VIDEO/ Një profesor ka ndërtuar vilën e ëndrrave e cila kap qiellin

FOTO-VIDEO/ Një profesor ka ndërtuar vilën e ëndrrave e cila kap qiellin

10:44, 22/04/2019
A+ Aa A-

Një burrë kinez ka kaluar gjashtë vjet duke ndërtuar vilën e tij të ëndrrave në formën e një mali- në krye të një blloku apartamentesh në Pekin.

Profesori Zhang Lin zhvendosi tonelata rrënojash dhe shkëmbinjsh mbi çatinë e ndërtesës për të ndërtuar shtëpinë e egër që duket sikur është gdhendur nga një mal.

Prona ka edhe një kopsht shkëmbor malor, të kompletuar me rrënoja dhe shkurre.

Por fqinjët e tij të shqetësuar janë më pak të impresionuar me projektin dhe kanë frikë se ndërtesa është gati të bjerë dhe janë të merakosur për shëndetin e tyre.

Shtëpia mbi çatinë e një pallati shumë të lartë, kurrë nuk ka marrë aprovimin e planifikimit, ka shkaktuar çarje në tavanet dhe muret e fqinjëve të tij, ndërkohë që disa prej tyre kanë pasur edhe rrjedhje nga tubacionet e thyera në banesat e tyre.

Ata gjithashtu janë detyruar të jetojnë me zhurmën dhe shqetësimet e shkaktuara nga puna ndërtimore.

"Kjo fillimisht ishte një papafingo e vogël kur e bleu. Por ai e prishi atë dhe ndërtoi këtë mal mbi ne”, tha një nga banorët e pallatit.

    Marrë nga: dailymail.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco