Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

VIDEO/ Përse kur është ftohtë kemi më shumë sekrecione në hundë?

VIDEO/ Përse kur është ftohtë kemi më shumë sekrecione në hundë?

09:32, 18/04/2019
A+ Aa A-

A është në dimër e domosdoshme që të mbajmë vazhdimisht shami me vete? Kjo ndodh për shkak të një mekanizmi mbrojtës që krijohet në trupin tonë. Që na lejon të mos marrim frymë kur ajri është shumë i ftohtë.

Quhet "hunda e skiatorit". Nëse keni shpesh rrjedhje të hundës gjatë ditëve të dimrit, edhe nëse nuk keni të ftohtë, normalisht lind pyetja se përse ndodh një dukuri e tillë?

Në përmbledhje, për shkak të ndryshimit të temperaturës midis ajrit të ftohtë dhe të thatë ne thithim dhe ajërin e ngrohtë dhe të lagësht në brendësi të hundës sonë.

Kavitetet e hundës kanë detyrën delikate të ngrohjes dhe të lagështimit të ajrit në hyrje, duke u siguruar që të mos ftohet dhe të thahet në mushkëri.

Kur marrim frymë në shpatet e skive, ose në vende të tjera shumë të ftohta, ajri brenda hundës është rreth 26 ° C dhe ka 100% lagështi.

Ajri i akullt dhe i thatë që hyn stimulon nervat e hundës që dërgojnë një sinjal në tru: ky përgjigjet duke intensifikuar rrjedhën e gjakut në enët e hundës, për të lehtësuar procesin e ngrohjes.

Gjëndrat e mukozës rrisin prodhimin, për të rikthyer lagështirën e duhur të ajrit të thithur, të stimuluar edhe nga qelizat imune që janë aktivizuar si përgjigje ndaj të ftohtit: vlerësohet se ky reagim mund të çojë në "humbjen" e 300-400 ml mukus në hark i një dite.

Humbja e lëngjeve ujore nga hunda është gjithashtu e lidhur me reagimin e kondensimit të kalimit të ajrit të ftohtë.

Për të ngrohur ajrin në hyrje, membranat mukozale të hundës së ngrohtë qetësohen: avulli që rezulton nga ky proces përzihet me mukozën e prodhuar dhe del nga flegrat e hundës.

Marrë nga: focus.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco