FOTO-VIDEO/ Kjo është makina elektrike super e lehtë

FOTO-VIDEO/ Kjo është makina elektrike super e lehtë

12:16, 09/04/2019
A+ Aa A-

Ky prototip i ri i makinave elektrike "ItoP" (për Iron to Plastics) nga universiteti i Tokios ilustron disa nga ndryshimet që do të shohim të cilat do të ndihmojnë t’i bëjnë makinat më të lehta, më të pastra dhe më efikase në energji.

‘Unë mendoj se makinat e vogla janë e ardhmja. Do të jenë praktike dhe mjaft të pastra’, ka thënë gazetari teknologjisë AukeHoekstra.

Studiuesit nga Toray Industries, Sumitomo Chemical dhe organizata të tjera kanë zbuluar një prototip të automjeteve elektrike që është rreth 40% më i lehtë sesa makinat ekzistuese, me një mundësi të madhe drejt një shtrirje më të madhe ngarjeje.

Makina, e quajtur ItoP, është kryesisht pa metal dhe xham, përveç baterisë dhe sistemeve motorike. Meqenëse zgjedhja e materialeve e zvogëlon peshën, makina pritet të mbulojë distanca shumë më të gjata në një ngarkesë të vetme sesa elektriciteti ekzistues.

Prodhuesit e materialeve japoneze dhe Universiteti i Tokios u bashkuan nën një program të udhëhequr nga Zyra e Kabinetit.

Bazuar në gjetjet e universitetit, kompanitë e rritën ndjeshëm forcën dhe qëndrueshmërinë e automjetit. Publiku mori një shikim të parë të ItoP më 28 shtator.

Trupi vetë është bërë me një rrëshirë të përforcuar me fibër karboni të zhvilluar nga Toray, duke e bërë atë rreth 50% më të lehtë se një strukturë metalike e krahasueshme.

Dizajni parandalon presionin nga përqendrimi në çdo komponent, duke e zgjatur qëndrueshmërinë me rreth 200% krahasuar me një makinë të rregullt që përdor plastika të përforcuara me fibra karboni.

Prodhuesi i gomave Bridgestone, ndërkohë, ka zhvilluar goma me një strukturë molekulare të ngjashme me rrjetin që është rezistent ndaj plasaritjeve, duke krijuar kështu rrota më të hollë dhe më të lehta.

"Ne jemi duke synuar të komercializojmë makinën në 10 vjet", tha kreu i projektit Kozo Ito, një profesor i Universitetit të Tokios i cili ka hulumtuar materiale të buta.

Gara për të zhvilluar makina elektrike po përshpejton në mbarë botën. Përveç zhvillimit të baterive dhe motorëve më të mirë, reduktimi i peshës konsiderohet si një nga çelësat për përmirësimin e performancës.

Por implikimet mund të jenë edhe më të mëdha. Materialet më të lehta janë të domosdoshme për të bërë makina fluturuese realitet dhe jo thjesht një fantazi shkjencore.

    Marrë nga: asia.nikkei.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco