FOTO-VIDEO/ Sonda Curiosity filmon dy eklipse diellore në Mars

FOTO-VIDEO/ Sonda Curiosity filmon dy eklipse diellore në Mars

09:11, 07/04/2019
A+ Aa A-

Kur roveri i NASA-s Kurioziteti u ul në Mars në vitin 2012, ishte i pajisur edhe me syze të përshtatshme për filmimin e eklipseve.

Filtrat diellore në kamerën e tij (Mastcam) lejojnë që ajo t’i drejtohet drejtpërdrejt Diell-it.

Javët e fundit përmes këtyre kamerave Kurioziteti ka dërguar disa pamje spektakolare të eklipseve diellore të shkaktuara nga Phobos dhe Deimos, dy hënat e Marsit.

Phobos u fotografua më 26 mars 2019 (dita e 2,359-të në Mars për misionin e Kuriozitetit); Deimos u fotografua më 17 mars 2019 (dita e 2,350 në Mars për misionin e Kuriozitetit).

Phobos nuk e mbulon plotësisht Diellin, kështu që do të konsiderohej një eklips unazor. Deimos është shumë i vogël në krahasim me diskun e Diellit.

Përveç kapjes së çdo kalimi të hënës para Diellit, një nga kamerat e vëzhgimit të Curiosity (Navcams) vuri re hijen e Phobos më 25 mars 2019.

Ndërsa hija e hënës kaloi mbi sondë gjatë perëndimit të diellit, dhe errësoi gjithçka menjëherë.

    Marrë nga: nasa.gov- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco