VIDEO/ Samiti i Ballkanit hapet me robotin që kërcen 'Gangnam Style'

VIDEO/ Samiti i Ballkanit hapet me robotin që kërcen 'Gangnam Style'

08:42, 05/04/2019
A+ Aa A-

Në Beograd është mbajtur këto ditë Samiti Dixhital i Ballkanit Perëndimor. Fillimi i Samitit u shënua nga roboti Titan i cili kërcente me këngën e njohur në mbarë botën "Gangnam Style".

Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabi, bëri hapjen e evenimentit i cili filloi dje dhe do të përfundojë sot në orën 16 e 30 me eventin: Përtej Prokurimit Dixhital; kontraktimi i Hapur.

Komisionerja Evropiane për ekonominë digjitale dhe shoqërinë Marya Gabriel ishte drejtuesja e parë e ndjekur nga Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit Houlin Zhao.

Ky samit do të sjellë së bashku përfaqësues nga qeveritë, bizneset, organizatat rajonale, OSHC-të, akademia dhe të rinjtë me qëllim të krijimit të një platforme digjitale për shkëmbimin e ideve dhe propozimet.

Do të mbulohen katër platforma: aftësitë digjitale, rrjetet dhe lidhshmëria, besimi dhe siguria, ekonomia digjitale dhe shoqëria. Do të ketë 200 persona që do të mbajnë fjalim, rreth 80 kompani digjitale dhe 30 financues.

    Marrë nga: europeanwesternbalkans.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco