FOTO-VIDEO/ Të argëtohesh në vendin e gabuar; muzeu bën thirrje për respekt

FOTO-VIDEO/ Të argëtohesh në vendin e gabuar; muzeu bën thirrje për respekt

12:30, 27/03/2019
A+ Aa A-

Muzeu i Auschwitz-it u ka bërë thirrje vizitorëve të mos ecin më mbi shinat e trenit ku janë transportuar hebrenjtë të cilët mbetën të vdekur në dhomat e gazit dhe kjo për respektimin e kujtimit të tyre, edhe pse disa vizitorë argumentuan në mbrojtje të vetvetes se ka mënyra të ndryshme për të mbajtur zi.

1 milionë njerëz të cilët nuk jetojnë më janë transportuar në këto shina treni. Më shumë se 1.1 milionë njerëz u vranë në kampin e përqendrimit në Auschwitz-Birkenau gjatë Holokaustit.

Tani një memorial dhe muze, në Poloninë e sotme tërheq një turmë të madhe vizitorësh të cilët në numrin më të madhe të tyre tregojnë mjaft respekt ndaj viktimave me përjashtim të disave prej tyre.

Sipas The Jerusalem Post, shumë prej vizitorëve kanë qenë duke u argëtuar në shinat e trenit duke tentuar të mbajnë ekuilibër në binarë dhe duke shkrepur vazhdimisht fotografi apo duke regjistruar video të performancave të tyre të cilat i publikonin në rrjete sociale.

Duke u sjellë keq rreth binarëve të trenit që transportuan të pafajshëm të panumërt në vdekjet e tyre.

Muzeu i Auschwitz-Birkenau-t iu është lutur vizitorëve të respektojnë kujtimin e 1.1 milionë njerëzve që u vranë në kampin e përqendrimit dhe jo të merren me argëtim në një vend ku duhet të respektohet humbja e jetëve njerëzore.

Postimi fillestar i muzeut u kërkoi vizitorëve të "kujtojnë se ndodhen në vendin ku kanë vdekur njerëz" dhe se "ka vende më të mira për të mësuar se si të të qëndrosh në ekuilibër mbi shina”.

Muzeu i Auschwitz-Birkenau arriti një rekord prej 2.15 milionë vizitorësh në 2018-tën, çfarë do të thotë rreth 50.000 më shumë se një vit më parë.

Disa individë nuk bien aspak dakord me këtë deklaratë të muzeut dhe shprehen se nuk ka asgjë të keqe që njerëzit të argëtohen dhe të qeshin pavarësisht vendit.

"Kam vizituar Auschwitzin me fëmijët e mi. Nëna ime ishte një e mbijetuar e Holokaustit", shkroi dikush në Twitter. "Shumë nga familja e saj u zhdukën gjatë sundimit të Hitlerit. Unë mendoj se ky njoftim i Muzut është i padenjë dhe tepër kontrollues. Ndonjëherë ju vetëm duhet të de-stresoheni pak. Stop duke u përpjekur të drejtoni të gjithë në "versionin tuaj të respektit".


    Marrë nga: allthatsinteresting.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco