FOTO-VIDEO/ Një eksperiencë e jashtëzakonshme, të kolovitesh mbi humnerë…

FOTO-VIDEO/ Një eksperiencë e jashtëzakonshme, të kolovitesh mbi humnerë…

09:01, 27/03/2019
A+ Aa A-

Në Glenwood Springs, një qytet i vogël në Kolorado, është ndërtuar një nga kolovajzat më mbresëlënëse në botë. Në thelb një kolovajzë gjigante, por ama ka një karakteristikë të veçantë sepse ndodhet e pozicionuar në buzë të një kanioni.

Natyrisht, kjo nuk është kolovajza e vetme në botë në një shkëmb, dhe sigurisht, këtu ka "edhe" rripa të cilat lidhin fort personat që duan të argëtohen dhe në këtë mënyrë ata janë të mbrojtur.

Por me siguri kjo është një përvojë që bën përshtypje: thjesht mendoni se vetë ideatori dhe ndërtuesi e provoi atë vetëm një herë, dhe kjo eksperiencë arriti të trembë vetë personin që e krijoi shilarësen mund të imagjinohet se si ndihet një tjetër person.

Por nga ana tjetër ai tregon se është një përvojë shumë argëtuese dhe këtë e tregojnë edhe të gjithë ata që guxojnë të provojnë këtë shilarëse të frikshme.

Individët që duan të provojnë këtë përvojë fantastike nuk mungojnë, dhe ka gjithmonë radhë për të marrë një udhëtim në shilarësin emocionues.

Shpikësi, Steve Beckley, shpjegoi se kolovajza u ndërtua në vitin 2011-të, por rezultati nuk ishte ai që ai dëshironte, sepse ai u përkul shumë pak në shesh, kështu që ai e zëvendësoi mbajtësen me një makinë pneumatike për të arritur një rezultat që ata që e provuan të gjitë e quajnë të jashtëzakonshme dhe të pa harrueshme.

    Marrë nga: notizie.delmondo.info- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco