FOTO/ Ja si i dënon ky restorant punonjësit…

FOTO/ Ja si i dënon ky restorant punonjësit…

15:09, 26/03/2019
A+ Aa A-

Një piceri në Idaho ka tërhequr shumë vëmendje për mënyrën e pazakontë me të cilën ndëshkon punëtorët që djegin picat: me një dalje publike.

Pesto's Pizza Shop, e vendosur në qytetin e Boise, ka postuar fotografi në faqen e saj në Facebook duke treguar punonjësit që kishin djegur picat, teksa vishnin një këmishë të madhe portokalli me fjalët "Dogja një picë", dhe pastaj ata duhet të bënin pesë xhiro rreth e rrotull picerisë.

"Epo, kjo është një mënyrë për të na kujtuar të gjithë që të mos djegim picat", tha pronari Lloyd Parrott. Punonjësi Sterling Hunt, i cili u shfaq në fotot e postuara në faqen Facebook të restorantit, tha se nuk po i kushtonte vëmendje kur pica u dogj.

Parrott pranoi se metoda e gatimit të picerisë së tij është pak më e komplikuar sesa shumë vende të tjera amerikane:

"Në thelb bëjmë gjithçka me dorë këtu, është shumë e vështirë, ne kemi një furrë prej 600 gradësh e cila nuk është konstante dhe kjo është arsyeja se përse picat mund të digjen, "tha ai.

Por Parrott bën të qartë se dënimi ka për qëllim argëtimin, duke hedhur poshtë disa kritika që kishin filluar të mbërrinin.

"Ne jemi të gjithë miq të mirë dhe argëtohemi, është një punë shumë e vështirë, por e pëlqejmë, kështu që nëse nuk mund të jemi të ashpër me njëri-tjetrin, le të argëtohemi pak", tha Parrott.

 "Do të ndodhë përsëri, mbani sytë hapur, njëri prej nesh do të jetë përsëri atje", tha Parrott.

Image

Marrë nga: notizie.delmondo.info.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco