FOTO-VIDEO/ Mijëra bretkosa helmuese pushtojnë tërësisht këtë qytet

FOTO-VIDEO/ Mijëra bretkosa helmuese pushtojnë tërësisht këtë qytet

12:35, 26/03/2019
A+ Aa A-

Mijëra bretkosa helmuese kanë pushtuar një lagje të Floridës Jugore, duke ngjallur jo pak frikë tek banorët pasi ato janë të dëmshme për kafshët shtëpiake dhe për fëmijët e vegjël.

Bretkosat filluan të shfaqen në Palm Beach Gardens, një qytet në veri të Miamit, javët e fundit.

Ato janë gjetur në oborret e shtëpive, në pishina, trotuare në lagjen Mirabella.

"Shikoj bretkosa kudo në qytet kanë mbuluar çdo centimetër katror", tha njëra nga banoret Jenni Quasha për WPTV. Aq sa nuk mund të ecësh pa shkelur ndonjë të tillë”, përmbylli ajo.

Zyrat e lajmeve raportuan këto bretkosa ishin helmuese të llojit bufo.

Këto bretkosa nxjerrin një substancë toksike qumështi nga kokat e tyre, kur ndihen të kërcënuara. Ky qumësht mund të të djegë sytë, të të irritojë lëkurën dhe të përbëjë një rrezik serioz për macet dhe qentë nëse u afrohen atyre.

Mirabella at Mirasol Homeowners Association refuzoi të komentojë kur u pyetën nga The Washington Post.

    Marrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco