FOTO-VIDEO/ Vetë dorëzohet në polici dhe i qeras të gjithë me petulla

FOTO-VIDEO/ Vetë dorëzohet në polici dhe i qeras të gjithë me petulla

08:43, 25/03/2019
A+ Aa A-

Një djalë nga Michigani, i kërkuar për shkelje të arrestit shtëpiak, premtoi të dorëzohej, madje edhe të sillte petulla në polici nëse postimi i tij do kapte të paktën 1,000 pëlqime në Facebook. Sfida e pazakontë është bërë virale, dhe sapo policia arriti të arrijë numrin e kërkuar të aksioneve, djali mbajti premtimin e tij.

21-vjeçari Michael Zaydel shkeli arrestin shtëpiak (në të cilin u vendos për shkak të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur) dhe kjo bëri që departamenti i policisë në Redford Toënship të lëshojë në Facebook një apel për ndihmë për të gjetur të riun dhe për ta sjellë atë në drejtësi. 

Zaydel lexoi postin dhe sfidoi policinë: "Nuk më intereson", shkroi djali në facebook. "Nëse postimi juaj merr 1.000 pëlqime, unë do vetë dorëzohem dhe do të sjell një duzinë me petulla. Do të grumbulloj çdo cent për shkollat publike”.

Me sa duket, policia e konsideroi këtë ofertë të pa rezistueshme, kështu që iu kërkuan "fansave" e tyre në Facebook ndihmë për të fituar sfidën, jo pa ironi: ‘Petulla!!!

Ai na premtoi petulla! Dhe ne të gjithë i hamë shumë ato’, shkruan ata në Facebook.
Agjentët shpjeguan se ata as nuk mund ta besonin se ai do ta mbante fjalën e dhënë, por ama menduan se ia vlente ta provonin. Ky lajmërim u bë viral, dhe policia arriti të marrë mbi 4.000 pëlqime, dhe për habinë e të gjithëve Michael Zaydel e mbajti fjalën e dhënë.

Personi i kërkuar u paraqit në Departamentin e Policisë Redford me një qese petullash në dorë, duke i kërkuar Departamentit të shkruante "Zaydel e mbajti premtimin e tij dhe u dorëzua në departamentin e policisë për të shlyer krimin që pati bërë. 

Megjithëse me siguri bëri një përshtypje të mirë për mbajtjen e premtimit të tij, Zaydel  do të vuajë dënimin për të cilin është dënuar: 39 ditë burgim, një dënim që mund të zgjatet edhe me 30 ditë shtesë nëse ai nuk i paguan të gjitha shpenzimet ligjore dhe gjobat.

    Marrë nga: notizie.delmondo.info- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco