FOTO/ Kjo është arsyeja përse lule boret kanë larmi ngjyrash

FOTO/ Kjo është arsyeja përse lule boret kanë larmi ngjyrash

15:42, 24/03/2019
A+ Aa A-

Hydrangeas (Hydrangea) Lule boret janë bimë të krijuara në Azinë Jugore dhe Lindore (Kinë, Japoni, Kore, Himalaje) dhe Amerikë. Ato rriten duke prodhuar shkurre që variojnë nga 1 në 3 metra në lartësi.

Emri "Hortensia" rrjedh nga greqishtja, dhe do të thotë "enë uji", duke iu referuar formës së kapsulës së farës.

"Ortensia", në vend të kësaj, është një latinizim i emrit francez, të dhënë nga Jean-André Lepaute, në nder të gruas së tij Hortense.

Hydrangeas, prej të cilave ka mbi 70 lloje, shpesh kanë lule të bardha. Por në disa, të tilla si makrofili Hydrangea, ato mund të jenë me shumë ngjyra: blu, të kuqe, rozë dhe hije të ndryshme të purpurta.

Këto variete marrin ngjyrën e luleve nga aciditeti i tokës, gjë që ndikon në nivelin e joneve të aluminit.

Një tokë me  aciditet (pH nën 6.5-7) do të ketë më shumë jone alumini dhe do të ketë lulebore me lule blu ose vjollcë, ndërsa një tokë alkaline (pH mbi 7) do të prodhojë lule që kanë ngjyra nga trëndafili në të kuqe.

    Marrë nga: fattistrani.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco