FOTO-VIDEO/ Është quajtur gjarpri i oqeanit dhe është 130 m i gjatë

FOTO-VIDEO/ Është quajtur gjarpri i oqeanit dhe është 130 m i gjatë

09:50, 24/03/2019
A+ Aa A-

Në Nantes, Francë, gjendet skeleti masiv i një gjarpri i cili duket se ndodhet mbi ujë, dhe ndodhet ekzaktësisht pranë grykëderdhjes së Loire.

Ky skelet quhet Serpent d'océan, dhe është 130 metra i gjatë. Por nëse jeni duke menduar për një zbulim të jashtëzakonshëm të së shkuarës, gaboheni sepse bëhet fjalë vetëm për një vepër artistike, një skulpturë e cila është realizuar nga artisti franko-kinez Huang Yong Ping dhe është pjesë e koleksionit të përhershëm të artit publik të vendosur përgjatë grykëderdhjes së Loire.

Ky instilacion arti fantastik është një skelet i madh prej alumini, i cili mbulohet e zbulohet vazhdimisht nga valët e ujit. Në momentet teksa shfaqet aq i madhërishëm edhe pse jo paksa i frikshëm ngjan sikur të ishtë një zbulim i mrekullueshëm arkeologjik.

Forma e lakuar e gjarprit pasqyron atë të urës së afërt në këtë zonë  dhe që quhet Saint-Nazaire, dhe lejon skulpturën të harmonizohet me rrethinat e saj.

Artisti, të cilit iu desh të transferohej në Francë pasi në Kinë në vitet 1980 u censuruan shumë nga veprat e tij, donte të përqaste në Evropë një kafshë të lidhur me mitologjinë kineze siç është edhe dragoi i famshëm.

Artisti ka arritur të krijojë një efekt tejet fantastik duke e bërë bishtin e kësaj ‘krijese’ të lëvizshëm nën efektin e dallgëve të detit dhe në këtë mënyrë ky skelet metali gjigant duket sikur po lëviz për të dalë plotësisht në breg.

Gjithashtu duke qenë vazhdimisht nën kontakt me ujin e detit dhe efektet e ndryshme të klimës kjo vepër arti prej metali pëson disa ndryshime të tilla si mbulimi prej algave të detit etj.

    Marrë nga: fattistrani.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco