Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ Alarm në Sarasota, banorët sulmohen nga ... ketri

VIDEO/ Alarm në Sarasota, banorët sulmohen nga ... ketri

12:04, 22/03/2019
A+ Aa A-

Banorët e Sarasotës në Florida kanë qenë në gjendje alarmi gjatë kësaj jave.

Shkak është bërë një ketër agresiv i cili ka terrorizuar një lagje, duke i bërë banorët të jenë mjaft të kujdesshëm.

Brejtësi ka sulmuar katër persona, duke i dëmtuar me kthetra e dhëmbë.

Kamerat e sigurisë filmuan të shtunën sulmin ndaj një burri që e njohu ketrin.

Një banor i zonës e ka ushqyer duke e mbajtur gjallë ketrin kur ishte këlysh.

Ketri quhet 8-Up, i pagëzuar me emrin e një makine garash.

Banorët janë në gatishmëri të lartë, pasi 8-Up ka gjasa të jetë duke përgatitur sulmin e radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco