Ja ku ndodhet erëza më pikante në botë?

Ja ku ndodhet erëza më pikante në botë?

10:19, 21/03/2019
A+ Aa A-

Të fiksuarit pas ushqimit gjithmonë kanë diçka për të thënë për kerrin që qarkullon në Evropë.

Kohët e fundit në Klubin e Cinnamon në Londër, flitet për Burner Bombay, një shpikje indiane bazuar në një përzierje të specave djegës dhe me sa duket kanë krijuar kerrin më djegës në botë."

Thuhet se ky kerri është aq djegës sa sytë fillojnë të lotojnë ende pa e provuar.

Ajo është krijuar nga 24 varietetet më djegëse të specave të kuq.

Personat që shkojnë në një restorant ku përdoret gjerësisht kjo erëz duhet të firmosin një fletë më herët përmes të cilit ju tregoni se jeni të vetëdijshëm për pasojat dhe rreziqet që lidhen me Burner Bombei dhe se jeni dakord ta provoni me vullnet të lirë.

Personat që e kanë provuar deklarojnë se për ta ka qenë sikur të konsumoje një sasi të madhe vaji të nxehtë dhe se ishte një sfidë më vete të mbaje sytë hapur pasi nxehtësia që të kapte në trup ishte tepër e lartë.

Madje përbërja e specave të përdorur mund të shkaktonte edhe humbjen e përkohshme të shikimit tek personat që e provonin.

Kuzhinierët e restoranteve ku përdoren këto speca super pikantë shprehen se në 400 klientë vetëem 5 prej tyre kanë mundur të përfundojnë një pjatë të plotë me këtë përbërës.

Image

Marrë nga: vice.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco