VIDEO/ E kishit menduar sesa të dëmshme janë kunjat e pambukut?

VIDEO/ E kishit menduar sesa të dëmshme janë kunjat e pambukut?

12:29, 20/03/2019
A+ Aa A-

A doni edhe një arsye tjetër të fortë e cila mund t’ju bëjë të ndërprisni përdorimin e pambukëve për pastrimin e veshit? Këtë arsye mund t’ua japë rasti i një personi i cili si pasojë e përdorimit të tyre, pësoi një infeksion të rëndë në vesh dhe madje u prek edhe truri i tij.

Në një raport të rishikuar rishtazi, mjekët tregojnë se si një njeri 31 vjeçar u çua në departamentin e urgjencës të spitalit të tyre në një ambulancë pas kolapsit.

Me të arritur, ai përjetoi ndërlikime dhe ekzaminimet fizike treguan se ishte i hutuar, i përgjumur dhe në një gjendje të pa vetëdijshme.

Më vonë, ai zbuloi se kishte ndjerë dhimbje koke dhe të përziera për disa ditë, dhe njëkohësisht kishte filluar të kishte humbje të kujtesës.

Më tej ai pranoi se ndjente një "dhimbje të përhershme të veshit të majtë dhe humbje të dëgjimit" në pesë vitet e fundit.

Kur mjekët zhvilluan një skanim CT në kafkën e tij, ata zbuluan abscese të mbushura me qelb në indet që rrethonin trurin e tij dhe shkarkimi nga një prej veshëve të tij zbuloi fajtorin pas infeksionit: Pseudomonas aeruginosa, një patogjen që shkakton sëmundje të rrezikshme.

Në këtë rast, ekipi mjekësor mendon se P. aeruginosa ishte përgjegjës për gjendjen e njeriut, të quajtur Necrotising otitis externa (NOE, aka otitis externa malinje), e cila prek indet në kanalin e jashtëm të dëgjimit (EAC).

Por si u krijua ky bakter kaq i dëmshëm brenda kafkës së tij?

Një ekzaminim fizik i kanalit të veshit të pacientit lë të kuptohet përgjigjen e mundshme: një fragment i një kunje pambuku, që kishte mbetur në kokën e tij prej kushedi sesa kohësh, simptomat e tij të dhimbjeve të vazhdueshme dhe humbjes së dëgjimit janë plot kuptim në këtë rast.

Rreziku i infeksioneve që zhvillohen nga organet e huaja të depozituara brenda EAC është një faktor rreziku për otitis externa (inflamacioni i kanalit të veshit, aka 'veshi i notit'), hulumtuesit shpjegojnë në raportin e tyre, por asnjëherë nuk janë dokumentuar si shkak për NOE.

Për fat të mirë për pacientin, heqja e copëzës prej pambuku dhe një sasi e madhe e antibiotikëve që piu gjatë tetë javëve për të trajtuar infeksionin e tij qetësuan infeksionet e dëmshme neurologjike që i ishin shkaktuar.

"Më e rëndësishmja, ai nuk përdor më kunja pambuku për të pastruar veshët e tij!"

"Përdorimi i kunjave të pambukut brenda veshëve është e zakonshme dhe ka qenë prej kohësh e njohur për komplikimet që mund të shkaktojë edhe duke nxitur akumulimin e ndotjeve në brendësi të veshit.

Mund të shkaktojë trauma, infeksione etj. 

Image

 

Marrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco