FOTO/ Ekuinoksi pranveror: Mos i neglizhoni ëndrrat e kësaj nate

FOTO/ Ekuinoksi pranveror: Mos i neglizhoni ëndrrat e kësaj nate

10:10, 20/03/2019
A+ Aa A-

Këtë vit, hëna e plotë në Libra përkon me ekuinoksin e pranverës, duke e bërë kalendarin hënor të përputhet me atë diellor dhe për t'i bërë gjërat edhe më fantastike do të kemi po ashtu edhe një super Hënë!

Kjo është arsyeja pse mund të jetë interesante të mbash mend ëndrrat që do të keni gjatë natës ndërmjet të mërkurës 20 mars (equinoks në 22:58) dhe së enjtes 21 mars (hëna e plotë në 2:43).

Hëna e plotë e këtij muaji bie nën shenjën e ekuilibrit pra në shenjën e peshores; vlerat që gjejmë në etimologjinë e fjalës "equinox" (nga latinishtrja, i përbërë nga aequus "i barabartë" dhe nox, noctis "natë"), ku nata dhe dita kanë të njëjtën kohëzgjatje.

Gjatë kësaj periudhe, energjia është e shkëlqyeshme dhe plot premtime: pemët shpërthejnë në lule dhe aroma fantastike, por këtë vit është ndryshe nga të tjerët.

Në një drejtim aspekti sensual i pranverës zgjon energjinë tek njerëzit, kjo hënë e plotë na fton të reflektojmë mbi cilësinë e marrëdhënieve tona dhe të hedhim dritë mbi ato aspekte që kanë mbetur disi të fshehura, pak nga njëra anë në hijen tonë, të cilat tani kanë nevojë të merren në konsideratë.

Nëse kësaj i shtojmë faktin se Hëna do të jetë edhe më afër Tokës, prej 384.400 km do të kalojë në 366.000 km dhe duke ditur ndikimin që ajo ushtron edhe mbi psikikën njerëzore, është e lehtë të kuptohet se ky takim i ngushtë mund të ngroh shpirtrat pak, dhe pikërisht për këtë arsye është më mirë të mendojmë mirë se si të përballojmë këtë energji shkatërruese që po e bën rrugën e saj në qiell dhe në dhe në jetët tona këto ditë.

Pranvera është e barabartë me ndërgjegjësim më të madh dhe me më pak humbje energjie

Në këtë moment, ne nuk po flasim thjesht për të hedhur dritë mbi aspektet e fshehura të vetes, por duke i marrë në konsideratë, duke i përmbushur ato; jo për të luftuar kundër tyre, por për t'i pranuar ato si pjesë integrale të qenies sonë.

Ekuinoksi na mëson se nata dhe dita janë të dyja të rëndësishme: errësira e natës sjell pushim dhe na lejon të ëndërrojmë; errësira e Tokës fsheh rrënjët e bimëve nga drita e diellit e cila në të kundërt do t’i digjte ato.

Për më tepër, këto dy aspekte plotësuese formojnë një cikël që përfshin një fund dhe një fillim. Kur fara del nga toka, ajo përfundon ciklin e farës dhe fillon një të re, si një bimë. Lule jete, dhe kjo është ajo që pranvera ju fton të bëni: lulëzoni, lulëzoni, shfaqni bukurinë tuaj në një kuptim të gjerë, por bëni me mençuri, mos e "harxhoni" atë, sepse është një energji e çmuar.

Mesazhi i Diellit dhe Hënës

Kjo hënë e plotë sjell me vete një energji që është ndoshta më pak e gjallë në krahasim me vitet e tjera, por është gjithashtu është e vërtetë që këtë herë kjo super hënë po lëviz, vepron për gjëra të rëndësishme.

Faza diellore e ekuinoksit (e lidhur me festivalin e lashtë të Oestarës) i kombinuar me hënën e plotë, tregon një moment bashkimi të thellë midis dritës dhe hijes, midis mashkullit dhe femrës, gjatë sezonit të bashkimit.

Mesazhi është i qartë: po bashkon forcat që bota të lulëzojë, por do të duhet të bëhet me mençuri, me maturi dhe barazi, dhe një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë do të jetë përmes bukurisë.

Kjo është arsyeja pse kjo periudhë na çon në gjetjen e zgjidhjeve krijuese dhe në të njëjtën kohë konkrete, të cilat ushqehen jo vetëm për trupin, por edhe për shpirtin.

Kjo periudhë na flet për një bukuri të dobishme, për një lulëzim që do të japë fryte në botë me kalimin e kohës, prandaj është një moment i rëndësishëm gjatë të cilit ju sugjerojmë të merrni parasysh ëndrrat tuaja: kurrë nuk e dini se gjatë natës do të merrni disa ilustrime të vogla ama me kuptime të mëdha.

    Marrë nga: eticamente.net- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco